- Shtatzënia zgjat rreth 40 javë, duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve të fundit dhe këto janë grupuar në tre trimestre; I-java 1-12, kur formohen organet kryesore, II-java 13-28, kur organet kryesore fillojnë të funksionojnë, III-java 29-40, bebi fiton peshë për çdo javë dhe e ndieni të lëvizë shumë. Gratë me shtatzëni me risk të lartë kanë nevojë përkujdes më të shpeshtë para lindjes dhe në disa raste për mjek specialist.
1.Shtatzania në muajin e parë : Është ndarë në tre shtresa, të cilat më vonë krijojnë organe dhe inde. Poshtë në anët e kokës janë dy pjesë të indeve të cilat më vonë do të bëhen veshë.Tubi neutral - prej të cilit krijohet truri, shtylla kurizore, palca kurrizore dhe nervat - zhvillohet në shtresën e epërme. Zemra dhe sistemi i qarkullimit fillojnë të duken në shtresën e mesme. Shtresa e tretë fillon t’i krijojë veshkët, zorrët, dhe e fillon sistemin urinar. Njëkohësisht, versioni i parë i placentës dhe kordoni i kërthizës, të cilët dergojnë ushqim dhe oksigjen tek fëmija juaj, tashmë janë në funksion.
2. Shtatzania në muajin e gjashtë : Fetusi juaj tani peshon më shumë se 600 gram. Edhe pse ai ka ende pak yndyrë në trupin e tij dhe lëkura është ende e hollë dhe e brishtë, trupi i tij tani është i rregullt. Truri i tij tani po rritet me shpejtësi dhe ai po filon të zërë hapësirat në mitrën tuaj. Gjatësia e tij nga maja e kokës deri te thembrat mund te shkoj 30cm.
3. Shtatzania në muajin e nënt : Fëmija eshte mesatarisht rreth 51cm i gjatë nga koka deri ne majen e kembes dhe peshon perafersisht 3,4kg ne lindje, por gjithsesi nje i posalindur konsiderohet i shendetshem nese eshte prej 2,5 deri ne 3,8kg.
Lindja -Kemi dy mënyra të lindjes:
Lindja normale
Lindja me prerje cezariane
-Lindja normale: Kontraksionet (dhimbjet) janë shumicën e herave shenjat e para që tregojnë se lindja pritet së shpejti: ju ndjeni therrje në shpinë, dhimbje të lehta menstruale ose një forcim të barkut.Kontraksionet e rregullta zakonisht zgjasin 20 deri 60 sekonda.Pasi të shtroheni në spital fillimisht bëhet ekzaminimi i rrahjeve të zemrës së fëmijës dhe i kontraksioneve tuaja me kardiotokograf (CTG). Në këtë mënyrë mund të zbulohet me kohë ndonjë situatë e rrezikshme për foshnjën që eventualisht mund të paraqitet gjatë lindjes.Kontraksionet (dhimbjet) e shpeshtuara e mundësojnë hapjen e qafës së mitrës dhe foshnja rrëshqet gjithnjë e më thellë në pelvik. Në këtë fazë 12 Lindja: Fillimi i një lidhjeje familjare të përjetshmeshpesh pëlcet qeska amniotike (plasja e ujërave) dhe lëngu amniotik del përmes vagjinës.Nganjëherë qeska amniotike duhet të hapet nga mamia dhe kjo shkakton dhimbje. Kjo e ashtuquajtur “fazë e hapjes së mitrës” te femrat që lindin për herë të parë zgjat tetë deri dymbëdhjetë orë, te femrat që lindin përsëri kjo fazë zgjat zakonisht më pak. Pasi të jetë hapur tërësisht qafa e mitrës dhe koka e bebes të ketë mbërritur te pelviku, nëna duhet aktivisht ta shtyjë foshnjën poshtë.
-Lindja me prerje cezariane: Lindja kryhet në spital (ose maternitet) në praninë e doktorëve ose nën kontrollin e tyre të vazhdueshëm nëpërmjet mamive. Gruas i vihet një gjilpërë në krah për ta përdorur në rast serumi. Gruaja vendoset në monitor për të kontrolluar të rrahurat e fëmijës, ajo gjatë kontrollit duhet të rrijë shtrirë.Nëse hapja e qafës së mitrës nuk ndodh me shpejtësinë e duhur atëhere lindja shpejtohet me ilaçe si oksitocina etj. të cilat injektohen në gjak me ndihmën e kateterëve plastikë.Kur ka përfunduar faza e zgjerimit të qafës së mitrës gruaja vendoset në kaluç dhe aty fillon faza kur koka e fëmijës del në botë. Kjo fazë zakonisht shoqërohet me të bërtiturat e mamive dhe të doktorëve që gruaja të shtyjë fort. Përpara se të dalë fëmija në jetë në shumë raste doktori pret perineumin me gërshërë (!) që fëmija të dalë më shpejtë. Kjo quhet epiziotomi.